COVID-19, Polonia zgjeron masat mes presionit të lartë ndaj spitaleve

Evropë

COVID-19, Polonia zgjeron masat mes presionit të lartë ndaj spitaleve

Më: 8 prill 2021 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Polonia do të zgjasë masat e saj antikoronavirus deri në 18 prill, pasi presioni mbi sistemin shëndetësor mbetet i lartë, deklaroi ministri i Shëndetësisë i vendit.

”Situata në spitale është shumë e vështirë, me tension veçanërisht të dukshëm në rajonin industrial jugor të Silezisë”, theksoi Adam Niedzielski gjatë një konference shtypi në Varshavë.

Që nga e mërkura, një numër rekord prej afro 34 700 pacientësh po trajtohen në spitalet për Covid-19.

Mbi 3 300 pacientë duhet të marrin frymë artificialisht.

Në shumë raste, shtretër shtesë spitalorë janë krijuar për pacientët Covid-19 në kurriz të pavijoneve spitalore joCovid.

Pas një periudhe të infeksioneve të reja me më shumë se 30 000 raste në ditë, Polonia kohët e fundit raportoi më pak raste në ditë, edhe pse testimi gjithashtu u ngadalësua gjatë Pashkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat