Beteja ndaj COVID/ Erdogan njofton prodhimin e vaksinës turke, ja kur do të jetë gati

Evropë

Beteja ndaj COVID/ Erdogan njofton prodhimin e vaksinës turke, ja kur do të jetë gati

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:01
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia do të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit.

“Kur të jetë gati, Turqia do të ndajë vaksinën e saj Covid-19 me të gjithë” premtoi Erdogan.

Vaksinat kundër koronavirusit duhet të jenë të lira në të gjitha vendet, tha Erdogan, duke folur në debatin ndërkombëtar mbi eliminimin e patentave.

“Shkenca është një e mirë e përbashkët e njerëzimit, nuk duhet të ketë xhelozi”, tha udhëheqësi turk.

Deri më tani, Ankaraja ka përdorur vaksinën kineze Sinovac dhe Pfizer-BioNTech dhe ka njoftuar një furnizim të ardhshëm të Sputnik V.

Që kur filloi fushata në mes të janarit, janë administruar në vend gati 25 milionë, përfshirë mbi 10 milionë aplikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat