Berlusconi përsëri në spital me probleme shëndetësore të lidhura me COVID-19

Evropë

Berlusconi përsëri në spital me probleme shëndetësore të lidhura me COVID-19

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:21
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, është shtruar në spital me një sëmundje të lidhur me COVID-19, vetëm disa javë pas daljes.

Berlusconi u shtrua në Spitalin San Raffaele në Milano për shkak të “pasojave të COVID-19”, i tha CNN zyra e tij për shtyp e partisë “Forza Italia”.

Berlusconi është president i partisë.

Berlusconi, 84 vjeç, u mor me virusin në Shtator të vitit të kaluar dhe kaloi 24 ditë në të njëjtin spital.

Ai u lirua më 30 prill.

Zyra e shtypit e partisë e përshkroi gjendjen e tij mjekësore si “të mirë”, por nuk dha detaje të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat