I tronditur, me lot në sy dhe me vajzën në krahë, burri i jep lamtumirën e fundit 20-vjeçares që u masakrua nga grabitësit

Evropë

I tronditur, me lot në sy dhe me vajzën në krahë, burri i jep lamtumirën e fundit 20-vjeçares që u masakrua nga grabitësit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:03
Familja, miqtë dhe njerëzit e afërm u mblodhën mesditën e sotme në Kishë

Me lot në sy dhe me vajzën në krahët e tij, 34-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos i jep lamtumirën e fundit, Carolines, në vendin ku lindi dashuria e tyre, në ishullin Alonisos.

Familja, miqtë dhe njerëzit e afërm u mblodhën mesditën e sotme në Kishë për t’i qëndruar pranë familjarëve të Carolinës, 20-vjeçares që u vra në mënyrën më makabre nga 3 grabitësit, të cilët hynë në shtëpinë e saj 2 ditë më parë, dhe i morën frymën barbarisht në sytë e fëmijës dhe bashkëshortit të saj.

Charalambos Anagnostopoulos mbërriti në Alonisos përmes një helikopteri të kompanisë ku ai punonte duke mbajtur në krahët e tij, frytin e dashurisë së tyre, që lindi në vendin, ku Caroline tani, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Edhe gurët e ishullit e derdhën një lot për Carolinën, që grabitësit i morën frymën e fundit me dhunë pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat