​Portugalia autorizon udhëtimet turistike për pjesën më të madhe të vendeve europiane

Evropë

​Portugalia autorizon udhëtimet turistike për pjesën më të madhe të vendeve europiane

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Pas Britanisë së Madhe, Portugalia do të autorizojë duke nisur nga e hëna udhëtimet turistike për pjesën më të madhe të vendeve europiane, njoftoi sot Ministria e Brendshme portugeze.

”Personat që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian me një incidencë të virusit më të ulët se 500 raste për 100 000 banorë mund të kryejnë udhëtime të të gjitha llojeve drejt Portugalisë duke përfshirë këtu dhe udhëtime jo thelbësore”, theksoi qeveria në një komunikatë.

Kufizimet e udhëtimeve janë mbajtur vetëm për tetë vende, prej të cilave pesë nga Bashkimi Europian.

Të gjithë pasagjerët mbi dy vjeç duhet të paraqesin, para hipjes në avion, një test PCR negativ të paktën 72 orë para nisjes.

”Kompanitë ajrore që marrin pasagjerë pa teste do të gjobiten nga 500 deri në 2 000 euro për udhëtar”, theksoi Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat