“E tradhtoi djathi”, një fotografi e postuar mjaftoi që policia britanike ta lokalizojë dhe kap kriminelin e shumëkërkuar

Evropë

“E tradhtoi djathi”, një fotografi e postuar mjaftoi që policia britanike ta lokalizojë dhe kap kriminelin e shumëkërkuar

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:07
Carl Stewart

Dashuria e madhe për djathin një narko-dileri i ka kushtuar me liri. Policia britanike ka identifikuar narko-dilerin Carl Stewart, 39-vjeç, duke u bazuar në fotografinë që e postoi në kanalin e koduar për komunikim EncroChat.

Siç raporton The Guardian, Stewart në fotografi ka pozuar duke mbajtur në dorë një lloj djathi që është shumë i njohur në Britani. Policia përmes kësaj fotografie, arriti të identifikojë gjurmët e gishtërinjve.

Ai është dënuar me 13 vite burgim gjatë të premtes së kaluar, pasi ka pranuar se ishte përfshirë në një organizatë kriminale që është marrë me shitblerjen e kokainës, heroinës, MDMA dhe mallrave të ndryshme të vjedhura.

Llojet e rralla të drogave i ka shituar duke përdorur rrjetin EncroChat, në të cilën përdori nofkën Tofeeforce, duke aluduar në tifozët e klubit futbollistik Everton.

Agjencia kombëtare britanike për hulumtimin e krimeve, ka theksuar se EncroChat përdoret ekskluzivisht nga grupet kriminale për të shitur armë, drogë e shpëlarë para. Nuk dihet nëse Stewart kishte vendosur që rrjetin ta përdor për biznes apo promovimin e djathit që i kushtoi shtrenjtë.

Image

Ndryshe, ai nuk është krimineli i vetëm që është identifikuar përmes fotografive. Steven Taylor më 2010 u dënua me 10 vite burgim, pasi që postoi një fotografi ku në duar kishte vendosur orë të shtrenjta të vjedhura.

Ekipet e forenzikës kishin rritur fotografinë, e ekspertët për daktiloskopi kanë arritur që t’i marrin gjurmët e gishtërinjve. Edhe në vitin 2018 një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur në Wales, pasi bazuar në fotografitë e burrit që mban pilula të drogave, është kapur dhe dënuar me 11 vite burgim – për shitje të lëndëve narkotike.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat