“Një grua e shtrirë, një tjetër i plagosur rëndë, rrënoja kudo”, Pamje pas shpërthimit të fuqishëm në qendër të Beogradit

Evropë

“Një grua e shtrirë, një tjetër i plagosur rëndë, rrënoja kudo”, Pamje pas shpërthimit të fuqishëm në qendër të Beogradit

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:27
Foto nga shpërthimi në Beograd

"Një shpërthim i tmerrshëm dhe britma të të plagosurve ndërsa rreth e rrotull ka tym."

Kjo është mënyra më e shkurtër për të përshkruar tmerrin që ndodhi këtë mëngjes, 31 maj  rreth orës 9 në rrugën Čika Ljubina në qendër të Beogradit.

Gjashtë persona, u plagosën gjatë një shpërthimi në një restorant në qendër të Beogradit .

“Thjesht gjëmoi dhe gjithçka u trondit. Në fillim, askush nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte”, ka thënë një qytetar i Beogradit i cili në momentin e shpërthimit u gjend në vendin e ngjarjes.

Ai ishte në ndërtesën ngjitur me lokalin ku ndodhi shpërthimi.

"Ne pamë nga dritarja tym, dhe pastaj dëgjuam britma. Njerëzit vrapuan atje dhe filluan t'i japin ndihmën e parë gruas që ishte shtrirë. Unë gjithashtu i pashë ata duke i dhënë ndihmën e parë një personi që dukej se ishte plagosur rëndë," thotë një dëshmitar okular.

"Kudo ishin thyer dritaret dhe hyrja ku isha ishte plot tym, asgjë nuk mund të shihej," tha ai.

Borislav Grujić, pronari i një zyre këmbimi afër vendit ku shpërtheu bombola e gazit, i tha Telegraf.rs se skena ishte e tmerrshme. Njerëzit ishin duke qarë, duke hequr rrobat e tyre për të shpëtuar veten nga zjarri.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat