Për çfarë po përgatitet Ukraina? Publikon videon me dronin ushtarak që shkatërron tanket ruse

Evropë

Për çfarë po përgatitet Ukraina? Publikon videon me dronin ushtarak që shkatërron tanket ruse

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:32
Ky dron do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precision të lartë

Ukraina duket se po përgatitet më së miri me armë luftarake, ku nuk mungojnë as dronët. Së fundmi këto po përdoren si mjet kryesorë lufte dhe një video e publikuar në “Youtube” tregon se si një dron shkatërron një tjetër mjet futures me një raketë, dhe prisni se ka akoma… më pas droni shkatërron edhe një tank rus T-90!

Ky dron do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precision të lartë, madje siç thuhet më tej, droni super i shpejtë luftarak është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.

“ACE ONE është droni numër një në klasën e tij të dronëve luftarakë që mund të mbajnë armë me peshë deri në 1 ton. Ai është zhvilluar në bazë të teknologjisë më të fundit Stealth.

Falë kësaj, si dhe formës së tij të sheshtë të krahut, droni është praktikisht i padukshëm për radarët”, citohet të ketë thënë Alexander Los, ish-president i ndërmarrjes shtetërore Antonov.

Mediat shkruajnë se 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë së hapësirës ajrore po punojnë në këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat