Nuk gjen qetësi Gjermania, dy të plagosur nga skenat e tmerrshme - detajet për autorin

Evropë

Nuk gjen qetësi Gjermania, dy të plagosur nga skenat e tmerrshme - detajet për autorin

Nga: Bota sot Më: 28 qershor 2021 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 10:59) - Skena të tmerrshme mëngjesin e së hënës në juglindje të Erfurtit në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se një burrë i panjohur, ka sulmuar kalimtarët atje me një thikë në dorë.

Ai plagosi dy burra (45-vjeçar dhe 68-vjeçar) dhe iku, raporton “Bild”, përcjell Bota sot.

Policia po zhvillon një aksion të gjerë!

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit, kur burri midis Muldenweg dhe Färberwaidweg sulmoi papritmas dy persona, sipas gjetjeve fillestare.

Se sa keq u plagosën burrat është ende e paqartë. Të dy u dërguan në spital.

Një zëdhënës i policies tha: “Autori i ngjarjes fliste gjermanisht, është 20 deri në 30 vjeç dhe mban një triko ngjyrë kafe dhe pantallona të errëta. Ai ka flokë kaçurrelë bjonde në të kuqërremtë dhe një fytyrë të shenja.”

***

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në Gjermani, ku sërish një person i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Erfurt dhe sipas të dhënave raportohet për 2 persona të lënduar.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe iu bën thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në kapjen e tij. Në operacion janë përfshirë dhe helikopterë.

Vetëm pas ditë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në një tjetër qytet gjerman ku 3 gra humbën jetën ndërsa 6 persona të tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat