Adoleshentët francezë ndërtojnë kullën më të lartë në botë me kuba druri, plot 18 m

Evropë

Adoleshentët francezë ndërtojnë kullën më të lartë në botë me kuba druri, plot 18 m

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:46
Foto

Një grup skautistësh nga Franca lindore kanë ndërtuar kullën më të lartë në botë me kuba druri. Ajo është rreth 18 metra e lartë dhe të rinjve iu desh një kohë e gjatë për të përfunduar punën. Të rinjtë janë adoleshentë të moshës 15-17 vjeç dhe e ndërmorën këtë sfidë, pa e kuptuar se në fund do të thyenin rekordin botëror.

"Ne jemi vërtet shumë krenarë", thotë një sakutist i cili, së bashku me tre shokë të tjerë, morën pjesë në ndërtimin e kullës më të lartë në botë.

"Ne me të vërtetë kemi punuar shumë për të arritur këtu. Ne filluam nga asgjë, nuk kishim as Kapla në vendin tonë dhe duhej të krijonim të gjitha kontaktet, por ia dolëm," tha 15-vjeçari, Enzo Bruder-Jeannot.

Të rinjtë janë tani mbajtës të rekordit të ndërtimeve të strukturave të këtyre përmasave me anë të kubave të drurit Kapla. Kjo kompani që prodhon kuba druri për fëmijë dhe të rritur e ka ndërmarrë këtë nismë për të nxitur promovimin e produkteve të saj.

"Në të vërtetë ndihemi krenarë sepse kemi shumë kohë që punojmë me ndërtimin, dhe kur e sheh kullën nga atje lart, është kënaqësi," tha Antoine Sanchez.

KAPLA ka botuar katër libra që kanë për qëllim të inkurajojnë përdorimin e gjeometrisë, fizikës dhe teknologjisë, ndërsa i ekspozojnë fëmijët në botën e artit, formave dhe vëllimeve. Librat janë krijuar gjithashtu me synimin për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë natyrën unike dhe kërkuese të ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat