Situata kaotike! Gjermania fillon pastrimin e lagjeve, Holanda shpall gjendjen e katastrofës kombëtare

Evropë

Situata kaotike! Gjermania fillon pastrimin e lagjeve, Holanda shpall gjendjen e katastrofës kombëtare

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:13
Pamje nga pastrimi i lagjeve në Gjermani

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i tyre ka shkuar mbi 180, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar për 156 viktima ku 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 24 viktima.

Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.

Ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe reshjet e shiut kanë pushuar, Gjermania së bashku me forcat ushtarake ka filluar pastrimin e lagjeve në mënyrë që të normalizohet situata. Siç shikohet edhe nga pamjet rrugët e qyteteve janë të mbushura me baltë.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar motin ekstrem në ndryshimin e klimës, ndërsa ekspertët thonë se bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga epoka industriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat