Vrasje e tmerrshme/ Tre të rinj djegin për vdekje 31-vjeçaren në banesën e saj

Evropë

Vrasje e tmerrshme/ Tre të rinj djegin për vdekje 31-vjeçaren në banesën e saj

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:27
Bury

Një vrasje e tmerrshme ka ndodhur në një shtëpi në Bury, Angli.

Mediat e huaja raportojnë se gruaja 31-vjeçare humbi jetën, pasi tre të rinj mendohet ta kenë djegur në shtëpinë e saj.

31-vjeçarja u gjet nga policia dhe u dërgua me urgjencë në spital të premten dhe vdiq pak kohë më vonë. 

Image

Tre burra të moshës 24, 26 dhe 34 vjeç janë arrestuar në lidhje me incidentin, dhe qëndrojnë në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Detektivët nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me hetimet e tyre.

Policët, së bashku me hetuesit e zjarrit tani po punojnë për të përcaktuar rrethanat rreth asaj që ndodhi.

“Ky është një incident vërtet shkatërrues, në të cilin një grua ka humbur jetën tragjikisht,“-tha detektivi Daniel Clegg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat