Britania e Madhe regjistron për të pestën ditë radhazi uljen e numrit të infeksioneve me Covid-19

Evropë

Britania e Madhe regjistron për të pestën ditë radhazi uljen e numrit të infeksioneve me Covid-19

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Numri i rasteve të reja me Covid-19 të raportuara çdo ditë në Britaninë e Madhe ka rënë për të pestën ditë radhazi, tregojnë të dhënat e reja.

Qeveria raportoi gjithsej 29 173 raste të dielën, nga 48 161 të regjistruara një javë më parë.

Është dita e pestë radhazi që numri i rasteve të raportuara çdo ditë ka rënë, me një mesatare të rasteve ditore që bien me 15% çdo ditë.

Hera e fundit që rastet ranë për pesë ditë rresht rënie ishte midis 5 dhe 9 shkurtit.

Sidoqoftë, është shumë herët që të dhënat të tregojnë ndonjë ndikim që nga fundi i kufizimeve ligjore në Angli, të hënën e kaluar (19 korrik).

Disa kufizime mbeten në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, duke përfshirë kufizimet në takimet e brendshme dhe përdorimin e maskave në disa zona.

Të dhënat e qeverisë tregojnë gjithashtu se 28 persona të tjerë kanë vdekur brenda 28 ditëve nga Covid-19 duke duke e çuar totalin në 129 158..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat