Situata me Covid-19, ky shtet guxon dhe nuk merr asnjë kufizuese nga 10 shtatori

Evropë

Situata me Covid-19, ky shtet guxon dhe nuk merr asnjë kufizuese nga 10 shtatori

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:24
Danimarkë

Danimarka nuk e sheh më si një shqetësim serioz koronavirusin.

Për këtë arsye, ministri danez i Shëndetësisë njoftoi vendimin e qeverisë që nga 10 shtatori të heqë të gjitha kufizimet kundër COVID-19. 

Ky vendim u mor edhe sepse 70% e popullsisë daneze është vaksinuar plotësisht.

Ministri Magnus Heunicke tha shkalla e imunizimit është në shifra rekord dhe se pandemia aktualisht është nën kontroll.

Megjithatë, ai theksoi se pandemia nuk ka mbaruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat