Ministrja serbe: Samiti BE-Ballkani Perëndimor të pajtojë qëndrimet e anëtarëve të BE-së për zgjerimin

Evropë

Ministrja serbe: Samiti BE-Ballkani Perëndimor të pajtojë qëndrimet e anëtarëve të BE-së për zgjerimin

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:19
Jadranka Joksimoviq

Ministrja serbe për Integrim Evropian Jadranka Joksimoviq pret që Samiti BE-Ballkan Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Brdo të Sllovenisë së pari të pajtojë qëndrimet e shteteve anëtare të BE-së, të cilat, siç thotë ajo, aktualisht kanë opinione kontradiktore për të ardhmen e politikës së zgjerimin në bllok.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Joksimoviq shprehu mirënjohjen për ata anëtarë të Bashkimit që këmbëngulën që deklarata të përfshijë një formulim që konfirmon angazhimin e BE -së në procesin e zgjerimit, edhe pse, siç tha ajo, kjo nuk është e lehtë të arrihet.

Kjo tregon qartë se sa jopopullore si kjo çështje ashtu edhe politika janë bërë për disa vende”, theksoi Joksimoviq.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat