Zyrtarët norvegjezë: Sulmi me hark dhe shigjetë duket akt terrori

Evropë

Zyrtarët norvegjezë: Sulmi me hark dhe shigjetë duket akt terrori

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:48
Foto

Një burrë danez i dyshuar për një sulm me shigjeta në hark në një qytet të vogël norvegjez që vrau pesë persona është një mysliman i konvertuar i cili më parë ishte i radikalizuar, tha policia të enjten. Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Norvegjisë tha se veprimet e të dyshuarit "aktualisht duket se janë një akt terrorizmi".

Burri dyshohet se ka qëlluar mbi njerëz në një numër vendesh në qytetin Kongsberg të Mërkurën në mbrëmje. Disa nga viktimat ishin në një supermarket, tha policia.

"Më herët kishte shqetësime se ai ishte radikalizuar," tha shefi i policisë Ole B. Saeverud gjatë një konference për shtyp. Ai shtoi se kishte "vlerësime të ndërlikuara në lidhje me motivin, dhe do të duhet kohë para se kjo të sqarohet". Ai nuk shtjelloi se çfarë nënkuptohej duke u radikalizuar.

Agjencia e Sigurisë së Norvegjisë, e njohur me shkurtesën e saj PST, citoi aspekte të ndryshme të sulmit që plagosën gjithashtu dy persona duke shpjeguar besimin e saj se veprimet e të dyshuarit "aktualisht duket se janë një akt terrorizmi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat