Ukraina regjistron shifrën më të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Evropë

Ukraina regjistron shifrën më të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 06:40
Ilustrim

Në Ukrainë ka shpërthyer një valë e re infektimesh e COVID-19. Sipas autoriteteve në Ukrainë janë regjistruar 23 mijë e 785 raste të reja dhe 614 të vdekur.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve kaloi në rënie, ndërsa në shtator filloi sërish rritjen, kjo edhe për shkak të uljes së temperaturave.

Edhe dje në Ukrainë u regjistruan 22.415 raste dhe 546 vdekje duke shënuar shifrat më të larta ditore. Edhe në procesin e vaksinimit arrihet shifra më lartë me rreth 270 mijë vaksinime në ditë. Numri gjithsej i personave të vaksinuar në vend ka arritur në 8.557.659.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat