Bundestagu zgjodhi Presidenten e re, ajo është Berbel Bass

Evropë

Bundestagu zgjodhi Presidenten e re, ajo është Berbel Bass

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:40
Berbel Bass

Presidentja e re e Bundestagut është zgjedhur Berbel Bass. Në seancën konstituive të mbledhjes së re për Bass, kandidaten e Partisë Socialdemokrate (SPD), votuan 576 nga 736 deputetë.

Parlamenti gjerman mbajti një seancë konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 shtator.

Ajo mori funksionin nga Wolfgang Schaeuble. Në fjalimin e saj të parë si presidente e Bundestagut, ajo tha se do të luftonte që gratë të kenë një rol më të rëndësishëm në parlament. Bass është vetëm gruaja e tretë në krye të Bundestagut që nga viti 1949.

Bass vuri gjithashtu në dukje se ajo do të mbronte Dhomën e Ulët nga urrejtja dhe premtoi "të mbronte demokracinë nga armiqtë e saj".

Angela Merkel gjithashtu mori pjesë në seancë si e ftuar dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier duhet të shpërndajë zyrtarisht qeverinë sonte, dhe të gjithë anëtarët e kabinetit të saj duke u kërkuar të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e një qeverie të re.

Në përbërjen e mëparshme të Bundestagut, Bass (53) ishte nënkryetare e grupit parlamentar socialdemokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat