Mbi 116 milionë njerëz të vaksinuar ndaj COVID-19 në Turqi

Evropë

Mbi 116 milionë njerëz të vaksinuar ndaj COVID-19 në Turqi

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Turqia ka administruar mbi 116.48 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që kur nisi një aksion të imunizimit në janar, sipas shifrave zyrtare të publikuara të hënën.

Gati 55.43 milionë njerëzve u është dhënë doza e parë e vaksinës, ndërsa mbi 48.75 milionë janë të vaksinuar plotësisht, tha Ministria e Shëndetësisë, shkruan Anadolu.

Turqia gjithashtu ka dhënë doza të treta përforcuese për rreth 11.17 milionë njerëz.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 28 mijë e 678 raste të reja me koronavirus, 217 vdekje dhe 29 mijë e 296 pacientë të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat