Vazhdon “beteja” e ngjyrimit dhe pastrimit të muralit të kriminelit të luftës Rako Mladiç – sot mbi mural u hodh ngjyrë e zezë

Evropë

Vazhdon “beteja” e ngjyrimit dhe pastrimit të muralit të kriminelit të luftës Rako Mladiç – sot mbi mural u hodh ngjyrë e zezë

Nga: F. B. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:15
Murali i kriminelit Mlladiç

Ka ditë që në vendin ku është bërë murali për Ratko Mladiç ka pasur tensione e trazira, ngjyrosje edhe pastrim, protesta pro e kundër dhe ruajtje të tij nga policia, sot sipas “Danas” persona të panjohur kanë hedh ngjyrë të zezë mbi muralin e Ratko Mladiç në rrugën “Njegosh”, njofton N1, transmeton “Bota sot”.

Të përkujtojmë se pas paralajmërimit nga Iniciativa për të drejtat e njeriut se do të gëlqeros muralin e Ratko Mladiç, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar këtë aksion, ndërsa sitë më parë u hodhën vezë, ngjyrë e pastaj u pastrua nga mbështetësit e tij.

Tensionet kanë nisur me aksionin e aktivistes së drejtave të njeriut Aida Çoroviç e cila u arrestua nga policia pasi ka hedhur vezë në muralin e Ratko Mladiç i gjykuar për krime lufte, ndërsa një ditë më vonë Gjorgje Zhujoviç nga SDP ka hedhur gëlqere në mural.

Pas këtyre aksioneve ishte një grup i të rinjve që ka pastruar gëlqere duke e rihap përsëri muralin dhe duke deklaruar se do ta “ruajnë” muralin.

Ndërkohë të shtunën në Sheshin e Luleve në Beograd u mbajt protesta “Murali duhet të bie”, që u organizua nga shumë organizata të shoqërisë civile. Në atë protestë janë tubuar shumë aktivistë, por edhe pjesëtar të së djathtës ndërsa në mes  këtyre grupeve ishte policia. Protestuesit kishin parashikuar mbajtjen e një shtije deri në rrugën “Njegosh” por ajo është anuluar për shkaqe të sigurisë.

Përndryshe ka kohë që zhvillohet beteja për edhe kundër muralit të gjeneralit serb të gjykuar për krime lufte , ku shoqëria civile kundërshton muralin dhe angazhohet për largimin e tij, pasi prish imazhin dhe qëndrimin e palës tjetër, grupeve të reja nacionaliste që e zmadhojnë dhe e ruajnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat