Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Evropë

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:39
Foto

Gjatë ditës së sotme ka pasur protesta në qytete të ndryshme të Serbisë të cilat pasuan nga qytetarët, aktivistët mjedisorë dhe nga organizatat.

Qytetarët po protestojnë kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Beogradit, ku një polic ka tërhequr zvarrë një qytetare nga rruga duke e hedhur mbi trotuar.

I gjithë incidenti kishte ndodhur në rrugën pranë Qendrës Sava.

Në anën tjetër, në qytetin Shabac, një person kishte hyrë në turmë me një ekskavator dhe është përleshur më pas me një nga protestuesit.

Pas këtij ekskavatori qëndronin edhe një grup njerëzish të cilit i kishin sulmuar me shkopinj protestuesit paqësorë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat