Policia gjermane ndalon “imunizimin” ilegal në një aeroport, vaksinat e dhëna nuk ishin miratuar nga autoritetet për përdorim kundër COVID-19

Evropë

Policia gjermane ndalon “imunizimin” ilegal në një aeroport, vaksinat e dhëna nuk ishin miratuar nga autoritetet për përdorim kundër COVID-19

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Policia gjermane ka ndalur të premten fushatën e kundërligjshme për vaksinim në aeroportin e Lübeck, ku edhe tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Policia njoftoi se vaksina që u proklamua nuk ka marrë miratimin për përdorim nga organet shëndetësore, dhe se përdorimi i saj konsiderohet si vepër penale sipas ligjeve në Gjermani.

Mbi 50 persona janë vaksinuar me këtë preparat para e policia të ndërpriste fushatën. Pronari i aeroportit është Winfried Stöcker, ndërmarrës dhe mjek që zhvilloi vaksinën e tij kundër coronavirusit.

Kujtojmë që në prill të vitit të kaluar, zyra e tij konfirmoi se po zhvillon vaksinën të cilën pret ta testoj në trupin e tij. E me të ardhur policia në aeroport, afro 80 persona gjendeshin në objekt dhe 150 tjerë në sallën e pritjes së pasagjerëve.

Aty policia sekuestroi mostrat dhe injeksionet e përdorura si dhe përshkrimin e vaksinës së dhënë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat