Dha dorëheqje shtatë orë pasi u zgjodh kryeministrja e parë femër, Andersson zgjidhet sërish

Evropë

Dha dorëheqje shtatë orë pasi u zgjodh kryeministrja e parë femër, Andersson zgjidhet sërish

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Magdalena Andersson

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish për postin e lartë. Ajo doli triumfuese pas një tjetër votimi në parlamentin suedez të hënën.

Ishte një rezultat i ngushtë, kundër saj ishin 173 vota, dy të tjera dhe ajo do të kishte humbur. Javën e kaluar, vetëm disa orë pasi u zgjodh, propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në parlament dhe ajo humbi mbështetjen e Partisë së Gjelbër nga koalicioni i saj.

Një qeveri, së cilës iu deshën javë të tëra negociatash për t’u formuar, u rrëzua shpejt.

Kryetari i parlamentit suedez, Andreas Norlén, tha se “i vjen keq” për atë që ndodhi të mërkurën, dhe pas sondazhit me liderët e partive edhe një herë ai arriti në përfundimin se votat do të ishin sërish aty për të zgjedhur Andersson.

Tre partitë që e sollën atë në pushtet më herët deklaruan se do ta lejojnë sërish të zgjidhet. Kështu doli të ishte të hënën, shkruan Euronews.

Këtë herë ajo, duke pasuar Stefan Löfven, do të kryesojë një qeveri të pakicës njëpartiake, e përbërë vetëm nga socialdemokratët.

Edhe pse ajo u zgjodh për disa orë në këtë detyrë javën e kaluar me një diferencë të vetme votash përpara se përfundimisht të jepte dorëheqjen, ajo nuk kishte marrë zyrtarisht detyrën.

Andersson, si udhëheqëse e socialdemokratëve, kishte arritur të siguronte mjaftueshëm mbështetje në një marrëveshje koalicioni për të siguruar votat në parlament për ofertën e saj për kryeministre. Marrëveshja e minutës së fundit ishte falë një marrëveshjeje me Partinë e Majtë për rritjen e pensioneve.

Kjo megjithatë bëri që Partia liberale e Qendrës të refuzonte buxhetin e saj, pa bllokuar hyrjen e saj në pushtet. Atë pasdite parlamenti miratoi një buxhet nga opozita e djathtë, i cili u përgatit për herë të parë me Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë.

Partneri i koalicionit të socialdemokratëve, të Gjelbrit, refuzoi të qeverisë me një buxhet të formuar në partneritet me të djathtën ekstreme, kështu që qeveria e saj në fakt u kolapsoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat