Papa Françesku vizitë në Qipro, arrestohet një person që tentoi të hynte në stadium me thikë

Evropë

Papa Françesku vizitë në Qipro, arrestohet një person që tentoi të hynte në stadium me thikë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:51
Incidenti ka ndodhur në një stadium ku Papa po mbante meshën e së premten.

Policia në Qipro ka arrestuar një person, i cili mbante një thikë në dorë dhe tentoi t’i afrohen Papa Françeskut, i cili po zhvillon një vizitë tre ditore në Qipro.

Mediat vendase raportojnë se incidenti ka ndodhur në një stadium ku Papa po mbante meshën e së premten.

Më tej raportohet se thika u gjet gjatë kontrollit të sigurisë për mijëra peronave që kërkonin hyrje në stadium të premten në mëngjes. Autoritetet kishin marrë masa të rrepta sigurie dhe shumica e të pranishmëve duhej të ishin në vendin e ngjarjes disa orë më parë.

Por nga hetimet ka rezultuar se arrestimi i personit me thikë në dorë nuk kishte të bënte me vizitën e Papës dhe ai nuk kishte qëllim që të kryente ndonjë akt të rëndë.

I arrestuari është një 43-vjeçar, i cili nuk kishte origjinë nga Qipro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat