7 Dhjetor 1970: Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë

Evropë

7 Dhjetor 1970: Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:15
Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë

Një fotografi e xhest historik, që tregon: "Ja si kërkohet FALJE!!!, Dhe, ja si pajtohen popujt që i kanë ndarë luftarat dhe masakrat!!!

Pesëdhjetë e një vjet më parë, më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman, Willy Brandt u ul në gjunjë para monumentit që përkujtonte shkatërrimin e getos hebreje të kryeqytetit polak.

Dhe ky gjest është kujtuar sot edhe nga Ambasada gjermane në Tiranë me një status me fotografinë e asaj kohe, postuar në faqen e Ambasades Gjermane Tiranë, në Facebook.

Image
Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë

“Brandt manifestoi kështu ndjenjën e turpit për viktimat e krimeve të regjimit nacional-socialist”, tergon fotografia.

Dhe, zgjedhja e tij për t’u ulur në gjunjë emocionoi shumë persona, duke u bërë një “moment historik në pajtimin” mes Polonisë dhe Gjermanisë.

Sakaq: "Në gjunjë para memorialit të Heronjve të Getos në Varshavë thotë në një postim në statusin e saj - gazetarja Luli Progni, bashkautoria e dokumentarit "të Zhdukurit" një bashkëpunim i Kujto dhe Autoritetin per Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit te Shtetit, duke kujtuar fotografinë që bëri histori 51 vjet më parë.

"Kancelari gjerman Willy Brandt dhe gjesti fisnik i ndjesës për viktimat e nazizmit."

Ajo shkruan se në Gjermani ndalohen me ligj simbolet e nazizmit. Ndërkohë, në Shqipëri, ende asnjë ndjesë, asnjë fjalë për mijëra viktima të diktaturës komuniste.

"Në Shqipëri nuk ndalohen me ligj simbolet e diktaturës, përkundrazi glorifikohet figura e diktatorit. Ka edhe deputetë që guxojnë ta vendosin portretin e tij mbi flamur!" ka shkruar gazetarja e njohur Luli Progni.

Image
Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë

Kurse, Ambasada Gjermane Tiranë, e ka kujtuar 7 dhjetor 1970 - me një status të saj shoqëruar edhe me fotografinë, që bëri xhiron e botës, dhe një flamur shqiptar dhe një flamur gjerman.

7 dhjetor 1970 - një fotografi nga Varshava bëri xhiron e botës: Kancelari Willy Brandt u gjunjëzua para Monumentit të Heronjve të Getos në Varshavë. Brandt u nderua më vonë me Çmimin Nobel për Paqen për politikën e tij të pajtimit midis Lindjes dhe Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat