Situatë problematike, rekord i ri infektimesh me Covid-19 në Francë

Evropë

Situatë problematike, rekord i ri infektimesh me Covid-19 në Francë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:29
Pamje nga Parisi

Situata problematike e pandemisë së koronavirusit po zhvendoset drejt shteteve perëndimore të Europës, teksa në lindje vendet që prekën rekorde gjatë vjeshtës, tashmë kanë nisur të stabilizohen.

Franca shënoi mbi 59 mijë infektime ditore, shifra më e lartë që prej fillimit të Prillit. Infektimet janë rritur me ritme të shpejta, teksa ditët e fundit spitalet po ndjejnë presionin pasi çdo ditë e më tepër po shtohet numri i të shtruarve në repartet e terapisë intensive.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e ashpërsimit të masave për të shmangur tubimet masive në festat e fundvitit, përfshirë edhe ndalimin e grumbullimeve masive. Niveli i lartë i vaksinimit që ka prekur mbi 77% të popullsisë po ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta të vdekshmërisë.

Edhe Italia ndodhet aktualisht në kulmin e valës së përhapjes me mbi 15 mijë infektime ditore, që prej 1 Dhjetorit. Të tilla nivele infektimet nuk kishin prekur që prej Prillit.

Qeveria ka ashpërsuar kufizimet ndaj të pavaksinuarve. Ky vend ka normat më të larta të vaksinimit që ka prekur gati 80% të popullsisë dhe kjo ka ruajtur nivele të ulëta vdekshmërie në mesin e valës së re.

Ndonëse shifrat janë në rënie në Poloni, ashtu si në pjesën tjetër të lindjes së Europës, qeveria po planifikon ta bëjë vaksinimit të detyrueshëm për mjeket, mësuesit, policët dhe kategori të tjera punonjësish. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat