FRONTEX: Fluksi i migrantëve në nëntor në kufijtë e BE-së më i madhi që nga viti 2015

Evropë

FRONTEX: Fluksi i migrantëve në nëntor në kufijtë e BE-së më i madhi që nga viti 2015

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:55
Kombësitë kryesore të migrantëve të parregullt në vitin 2021 përfshinin shtetas të Irakut, Afganistanit dhe Sirisë.

Agjensia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve “FRONTEX” tha të mërkurën se prurjet migratore në kufijtë e jashtëm tëBashkimit Evropian gjatë 11 muajve të këtij viti njohën një rritje të ndjeshme përfshirë edhe të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit Perëndimor”ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas raportit të Frontex në nëntor prurjet migratore në kufijtë e jashtëm të BE-së ishin më të mëdhatë që nga viti 2015.

“Numri i kalimeve të paligjshme në kufijtë e jashtëm të BE-së në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2021 ishte 184.180 persona, 60% më shumë në krahasim me vitin e kaluar që ishte një vit me kufizimet e COVID-19dhe45% më shumë se në vitin 2019”,vlerëson Raporti i FRONTEX-it.

Sipas FRONTEX kombësitë kryesore të migrantëve të parregullt në vitin 2021 përfshinin shtetas të Irakut, Afganistanit dhe Sirisë.

Rruga e Ballkanit Perëndimor

Raporti i FRONTEX vlerëson se këtë vitka pasur rreth 55,310 persona të ndaluar gjatëkalimeve të paligjshme kufitare drejt Bashkimin Europian përmes së ashtuquajturës “Rrugë e Ballkanit Perëndimor”.

Prurja e migrantëve përmes kësaj rruge ështëështë rritur 138% nga e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 387% krahasuar me vitin 2019,kur ishin ndaluar 11,362 migrantë të parregullt, thotë FRONTEX.

Vetëm në nëntornë këtë rrugë u zbuluan rreth 7.300 migrantë të parregullt, 128% më shumë senëntori i vitit të shkuar dhe194% më shumë se nëntorii viti 2019ku ishin ndaluar 2.481 persona, vlerëson FRONTEX.

Sipas Raportit të FRONTEX, shumica e emigrantëve në këtë rrugë erdhën nga Siria, Afganistani dhe Maroku.

Shqipëria është pjesë e Rrugës së Ballkanit Perëndimor ku migrantët që hyjnë nga kufiri jugor shqiptar me Greqinëkalojnë tranzit për të udhëtuar nga zonat veriore në drejtim të Malit të Zi apo Kosovës me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave kufitare rreth 15 mijë migrantë të huaj janë ndaluar gjatë 11 muajve të këtij viti në territorin shqiptar kryesisht nga Siria, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Maroku.

Sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka reduktuar ndjeshëm këtë vit dhënien e së drejtës për kërkimin e azilit prej tendencës së migrantëve për ta përdorur vendin si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve të BE-së .

Policia shqiptare ka rritur forcën goditëse ndaj rrjeteve të kontrabandistëve, sidomos në rajonin juglindor të Korçës dhe zonën kufitare të Gjirokastrës me Greqinë, por edhe në pikat dalëse kufitare si Shkodër dhe Kukës, ndërkohë që këtë vit dy migrantë të huaj të parregullt kanë humbur jetën në territorin shqiptar në ngjarje aksidentale.

Prurjet migratore në Shqipëri lidhen ngushtësisht sipas organizatave që mbrojnë refugjatët me situatën në kampet greke të migrantëve dhe me ritmin e hyrjes së migrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk.

Raporti i publikuar të mëkurën nga FRONTEX vlerëson se numri i emigrantëve të parregullt të ndaluarnë Greqi nëntorin e vitit 2021ul me 13%,krahasuar me nëntorine vitit 2020 dheshumica e emigrantëve në këtë rrugë erdhën nga Siria, Turqia dhe Kongo (Kinshasa)./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat