Po kthehej në shtëpi, 41-vjeçari vritet në sy të gruas dhe vajzës së mitur

Evropë

Po kthehej në shtëpi, 41-vjeçari vritet në sy të gruas dhe vajzës së mitur

Më: 2 janar 2022 Në ora: 07:03
Ilustrim

Një 41-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së shtunës ndërsa kthehej për në shtëpinë e tij.

 Mediat në vend raportojnë se vrasja ndodhi përpara syve të vajzës së tij të mitur dhe të bashkëshortes.

Autori ka qëlluar mbi viktimën, për të cilin raportohet se ishte me origjinë gjeorgjiane, të paktën 4-5 herë.

Autoritetet tashmë janë vënë në kërkim të autorit, i cili lëvizte në këmbë dhe ishte veshur me të zeza.

Nga informacionet e para dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh. Atentati ndodhi në Moschato dhe ka shokuar banorët e zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat