Frikë e madhe teksa vrasësi masiv norvegjez kërkon lirim me kusht

Evropë

Frikë e madhe teksa vrasësi masiv norvegjez kërkon lirim me kusht

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:46
Anders Behring Breivik

Vrasësi masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, shkon sot në gjykatë, pas 10 vitesh në burg, duke pretenduar se nuk është më një rrezik për shoqërinë dhe duke u përpjekur të lirohet para kohe nga dënimi i tij 21-vjeçar.

Terroristi i ekstremit të djathtë nuk ka treguar asnjë pendim që nga vrasja e 77 personave në një masakër me bombë dhe me armë në vitin 2011, dhe familjet e viktimave dhe e të mbijetuarve kanë frikë se ai do të respektojë pikëpamjet e tij ekstreme gjatë seancës dëgjimore, të cilat ekspertët thonë se nuk ka gjasa t’i japin atij një lirim të parakohshëm.

Randi Rosenqvist, psikiatrja që ka ndjekur Breivik që nga burgimi i tij në vitin 2012, thotë “mund të them se nuk zbuloj ndryshime të mëdha në funksionimin e Breivik,” që nga gjyqi i tij penal kur ai mburrej për shkallën e masakrës së tij, apo rqastin e tij të vitit 2016 me të drejtat e njeriut, kur ai ngriti dorën me një përshëndetje naziste.

“Në parim dhe praktikë, dikush që kërkon lirim me kusht duhet të tregojë pendim dhe të dëshmojë se e kuptojnë pse akte të tilla nuk mund të përsëriten”, tha ajo.

Psikologja do të japë dëshmi në seancën e tij dhe do të dorëzojë raportin psikiatrik, i cili është zakonisht vendimtar nëse kriminelët duan të demonstrojnë se nuk janë më të rrezikshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat