Serbia në alarm - Policia ka informacion për një grup kriminal që si qëllim ka atentatin ndaj Vuçiq

Evropë

Serbia në alarm - Policia ka informacion për një grup kriminal që si qëllim ka atentatin ndaj Vuçiq

Nga: F. B. Më: 22 janar 2022 Në ora: 09:36
Aleksander Vuçiq

Kreu i qeverisë së Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se policia ka informacion për një grup kriminal që ka si qëllim atentatin ndaj presidentit Vuçiq, i planifikuar në dy javët e para të shkurtit, ky është kërcënim serioz dhe shqetësim kanë shprehur edhe zyrtar tjerë qeveritar, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ajo konfirmoi se informata erdhi nga ministria e brendshme dhe nën shenjë “urgjent” u tha se “Me 14 janar nga Europol përmes një vendi anëtar të BE-së morëm njoftimin se sigurisht po përgatitet atentat ndaj Vuçiq sikurse edhe kohën që pritet të realizohet, prej atij momenti organet e rendit po punojnë në zbulimin e njerëzve të implikuar”, tha Brnabiç.

Kryeministrja Brnabiç tha se “këtë informatë e kemi të shkruar dhe kush ka guxim le të qeshet, por nuk është kërcënimi i parë, por ky është kërcënimi më serioz”, pa dhënë detaje tjera.

U shtua sigurimi për presidentin u shpreh ajo, duke falënderuar partneritetin që ka me vendet tjera dhe që ndihmojnë shërbimet e sigurimit.

“Ata janë njerëz nga vende të ndryshme nga regjioni e më larg, shkruan emri Radoje Zvicer, a është ai që drejton atë organizatë, por mendojmë se dikush qëndron prapa kësaj, më rëndësi është mbrojtja e presidentit”, shtoi ajo.

Nëse i ndodhë diçka presidentit, Serbia nuk do mund të vazhdojë rrugën e zhvillimit, ne duhet bëjmë çdo gjë të evitohet kjo, pa dhënë detaje nga cili vend i BE-së mori vërejtjen për atentat.

Brnabiç tha se Vuçiq mori përsipër dhrimin e Zvicer dhe shefit të tij  me shpalljen luftë krimit e mafisë "veprimet e Vuçiq nuk janë pritur nga Zvicer dhe grupi i tij kriminal dhe ne patëm shkatërruar atë grup kriminal. Vuçiq asokohe pat thënë se ata nuk mund të jenë më të fortë se shteti, ndërsa sot kemi informatën nga inteligjenca për vërejtjen dhe qëllimin – vrasjen e Vuçiq”.

Ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviç tha se informatat për atentatin e mundshëm janë të rrezikshme dhe erdhën nga një vend i BE-së "Unë mund të garantoj s ene do ndërmarrim masat sipas përgjegjësisë në evitimin e rrezikut  dhe besoj se kemi dije e kapacitet që të parandalojmë diçka të tillë”, tha a.

Rreth kësaj kanë reaguar edhe nga SNS – partia e udhëhequr nga Vuçiq në Beograd, ku kërkohet intervenim urgjent në lidhje më kërcënimin ndaj Vuçiq.

Edhe anëtari i kryesisë së BeH Dodik ka reaguar duke theksuar se ishte tmerruar nga informata për përgatitje të atentatit ndaj Vuçiq nga një grup kriminal.

"Askund nuk është shënuar se mafia në një mënyrë të tillë tenton të konfrontohet me shefin e një shteti, si po bëhet me vite me Vuçiq. Është e qartë se grupeve kriminale edhe anëtarëve të mafisë iu pengon Serbia e fortë në krye me Vuçiq dhe gatishmërinë e saj për luftimin e krimit të organizuat”, tha ai për Srna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat