Vuçiqin donin ta vrisnin me snajper – udhëheqësi i klanit kishte grupin me shtetas serb, malazez edhe nga BeH

Evropë

Vuçiqin donin ta vrisnin me snajper – udhëheqësi i klanit kishte grupin me shtetas serb, malazez edhe nga BeH

Nga: F.B. Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:33
Aleksandër Vuçiq

Bosi mafioz nga Kotorri Radoje Zvicer organizoi grupin kriminal me përbërje shtetas nga Serbia, BeH dhe Mali i Zi dhe me mbështetjen logjistike nga disa vende tjera në regjion, që kishin detyrë vrasjen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, shkruan "Novosti" transmeton “Bota Sot”.

Sipas informatave të deritashme një nga shefat e “klanit të kafes” kishte përcaktuar shkurtin si kohë sulmi, ndërsa atentati duhej kryer me snajper, deri tash janë identifikuar 7 pjesëtarë të grupit dhe janë lëshuar fletarrestimet.

Në mënyrë intensive po grumbullohen të dhënat për përgatitjen e likuidimit të Vuçiq, për të cilin informatat erdhën nga një vend i BE-së me 14 janar përmes Europolit.

Në informatën për atentat janë përmendur 7 emra, më i njohuri është Zvicer, dihet arma që do përdorej dhe shteti ku bëhej dorëzim-pranimi i armës, ku duhej plotësuar arma vdekjeprurëse, fishekët duhej vinin në kanale tjera.

Novosti” shkruan se urdhrin për vrasjen e Vuçiq e ka dhënë Zvicer si një nga drejtuesit e “klanit të kafes” , por ka indikacione “se nuk është i vetmi bë planifikim”, por në marrëveshje me mentor nga Mali i Zi.

Lidhur me rrezikun institucionet kanë ndërmarr masa dhe është njoftuar Vuçiq, kjo situatë ju përgjigjet grupeve të caktuara brenda e jashtë dhe përkujton situatën në vrasjen e Gjingjiç-it

Analisti Predrag Rajiç nga Qendra për stabilitet shoqëror thekson se kërcënimin duhet marr me shumë seriozitet dhe duhet ndërmarr masa me kohë.

“Ftoj organet përgjegjëse që të bëjnë punën e tyre dhe të mbrojnë presidentin siguria e të cilit qartë duket se është rrezikuar. Vuçiq me luftën e pa kompromis ndaj krimit është bërë halë në sy të fuqishmëve dhënë duhet të qëndrojmë përkrah tij si simbolin e unitetit tonë” tha Rajiç.

Sipas informatave të deritashme, mjetet financiare për kryerjen e atentatit vjen nga tregtimi jolegal i narkotikëve. Dihet se Zvicer në bazë të dhënave policore dhe atyre nga inteligjenca por edhe Interpol është një nga furnizuesit kryesor të Evropës perëndimore me kokainë që e siguron nga Amerikan Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat