Ky është shteti që u jep 250 euro në muaj të rinjve nëse largohen nga shtëpia e prindërve

Evropë

Ky është shteti që u jep 250 euro në muaj të rinjve nëse largohen nga shtëpia e prindërve

Më: 27 janar 2022 Në ora: 00:03
Ilustrim

Në dy vende të Europës, në Spanjë si dhe Itali, një nga pengesat kryesore për pavarësinë e të rinjve janë pasiguria për të ardhmen dhe të ardhurat e ulëta, faktorë që shpesh i dekurajojnë të rinjtë të largohen nga shtëpia dhe të përballen me një jetë plotësisht të pavarur.

Për këtë arsye, qeveria spanjolle ka vendosur që t’u japë një bonus prej 250 eurosh në muaj për ata persona me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata të paguajnë qiranë dhe t’i inkurajojnë ata të largohen nga shtëpia e prindërve.

“Bonusi i qirasë” – siç u riemërua masa e re– u miratua një javë më parë dhe do të jetë i vlefshëm për të paktën dy vjet.

Njoftimi u bë nga ministrja e Transportit, Lëvizshmërisë dhe Axhendës Urbane, Raquel Sánchez Jiménez, e cila shpjegoi në një konferencë për shtyp se, duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën 35 vjeç dhe me të ardhura vjetore më pak se 24,318 euro do të mund të aplikojnë për subvencionimin mujor për të marrë një apartament me qira për dy vjet.

“Nuk ka asnjë ideologji pas së cilës të fshihet kur është fjala për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në situata të vështira, për të ndihmuar të rinjtë që duan të fillojnë jetën e tyre”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat