Zyrtarët ukrainas: Rusët kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë

Evropë

Zyrtarët ukrainas: Rusët kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 07:14
Pamje nga lufta në Ukrainë

Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë se pajisjet ushtarak “kanë hyrë në qytet”.

Para deklaratave të tij, pamjet kanë shfaqur disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta.

Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat