“Mami kam frikë, të lutem më shpëto”/ Rrëfimi i gruas ukrainase, për lutjen e vajzës së vogël

Evropë

“Mami kam frikë, të lutem më shpëto”/ Rrëfimi i gruas ukrainase, për lutjen e vajzës së vogël

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:20
Ajo e përshkruajti këtë përjetim si të tmerrshëm

Një grua 34-vjeçare tha se e kaloi natën e kaluar në bodrumin e bllokut banesor, bashkë me rreth 35 persona të tjerë.

“Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim goditi rrugën pranë bllokut tonë, por nuk goditi bllokun tonë. Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vrarë dhe një tjetër u plagos. Vala e shpërthimit ishte aq e fortë saqë më dolën veshët si kur ulet në aeroplan, edhe pse isha ulur në bodrum. Pak para shpërthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël se çfarë të bënin nëse do të kishte një shpërthim”, u shpreh ajo.

Ajo e përshkruajti këtë përjetim si të tmerrshëm, raporton BBC.

“Të dëgjoja këtë ishte e tmerrshme, flokët më ngriheshin nga mendja se fëmijëve trevjeçarë duhej të mësoheshin se çfarë të bënin gjatë granatimeve. Gjatë gjithë natës një vajzë e re zgjonte mamanë e saj. Ajo rrinte duke qarë duke bërtitur: “Mami, kam frikë, të lutem më shpëto, më shpëto tani. Ajo u qetësua vetëm në mëngjes pasi nëna e saj ishte ulur duke e mbajtur gjatë gjithë natës”, tha ajo.

Ajo tha se, edhe pse forcat ukrainase tani kontrollojnë Kharkivin, ajo vazhdon të dëgjojë shpërthime dhe se ofensiva kundër qytetit duket se është në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat