Flet njeriu që ia shkruante fjalimet Putinit, tregon nga burojnë ideologjitë e tij

Evropë

Flet njeriu që ia shkruante fjalimet Putinit, tregon nga burojnë ideologjitë e tij

Nga: M.L. Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:49
Abbas Gallyamov

Ish-shkruesi i fjalimeve të Vladimir Putin, Abbas Gallyamov, punoi nën Putinin për tre vjet kur ai u bë president i Rusisë dhe e ka përshkruar atë si "të palogjikshëm dhe irracional", raporton BBC transmeton "Bota sot".

Duke folur në Radio 5 Live, ai thotë se Putin synonte që "trupat ruse të hynin në kufi, ukrainasit do të dorëzoheshin dhe [Presidenti] Zelensky do të ikte në SHBA".

Ai thotë se ideologjitë e Putinit burojnë nga "mosdëgjimi i kundërshtimeve apo kritikave" nga ata që e rrethojnë dhe beson se ai është bërë "viktimë e sistemit të cilin e krijoi vet".Gallyamov thotë se Putini do t'i shihte sanksionet e vendosura nga Perëndimi si diçka që ai do të kishte nevojë ta "anulonte", së bashku me Ukrainën që "përmbushte kërkesat [e tij] për të mos u anëtarësuar në NATO".

Të dyja do të ishin arsye e mjaftueshme që Putini të qetësonte qëndrimin e tij aktual, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat