Në Ukrainë vazhdon beteja për qytetin Hostomel, mbi 15 mijë njerëz mbesin pa ngrohje në rajonin e Donetskutit

Evropë

Në Ukrainë vazhdon beteja për qytetin Hostomel, mbi 15 mijë njerëz mbesin pa ngrohje në rajonin e Donetskutit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 00:02
Ukrainë

Beteja për qytetin Hostomel që gjendet në rajonin e Kievit vazhdon.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Forcat e Armatosura ukrainase kanë shkatërruar 20 automjete të blinduara gjatë ditës.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Urgjencës në Ukrainë, granatimet ruse të qytetit Toretsk (rajoni i Donetskut) kanë dëmtuar një linjë gazi, duke lënë mbi 15 mijë njerëz pa ngrohje (400 shtëpi, 8 shkolla, 9 kopshte dhe 10 spitale).

Kështu thuhet në platformën e informimit të MPJ në Ukrainë, të hapur për audiencën e huaj në lidhje me luftën në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat