Fjalimi i ri i ashpër i Putinit nuk jep shpresë për paqe: “Operacioni ushtarak do të kryhet deri në fund”

Evropë

Fjalimi i ri i ashpër i Putinit nuk jep shpresë për paqe: “Operacioni ushtarak do të kryhet deri në fund”

Nga: M.L. Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:36
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është i zemëruar, shkruan blick.ch transmeton "Bota sot". Në një fjalim televiziv drejtuar ministrave të qeverisë të mërkurën, ai deklaroi se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë.

Ai pretendon se Perëndimi planifikon të arrijë dominimin global - dhe të "shpërbërë" Rusinë.

Putini nuk dëshiron të dëgjojë për një seri disfatash nga trupat e tij në Ukrainë. Në fjalimin e tij ai thotë se "operacioni special për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës" po "zhvillohet me sukses".

Aktualisht po zhvillohen bisedimet për arritjen e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Kohët e fundit, mbizotëroi një optimizëm i lehtë se lufta do të përfundonte. Të paktën në anën ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat