Ish kryeministri britanik bëhet shofer, merr rrugën për në Poloni në ndihmë të refugjatëve ukrainas

Evropë

Ish kryeministri britanik bëhet shofer, merr rrugën për në Poloni në ndihmë të refugjatëve ukrainas

Nga: V.N Më: 18 mars 2022 Në ora: 19:51
David Cameroon

Persona me ndikim në botë tash e disa ditë kanë filluar një aksion për të ndihmuar popullin e Ukrainës. Përderisa një pjesë e madhe e tyre po e shfrytzojnë Twtterin, ka prej atyre që edhe fizikisht po kontribojnë në ndihmë të refugjatëve nga Ukraina.

Ish kryeministri britanik, David Cameron, sot ka shkruar në Twitter se është nisur për në Poloni për të dorëzuar mallra për popullin e Ukrainës në kufi me Ukrainën.

Ai ka shkruar se ky është një rrugëtim i gjatë dhe se do të informoj me përditësime sa i përket rrugëtimit për në Poloni.

"Aktualisht jam duke vozitur për në Poloni me dy kolegë të Chippy Larder për të bërë dorëzimin tonë në Kryqin e Kuq. Do të jetë një udhëtim i gjatë, por unë do t'ju mbaj të përditësuar gjatë rrugës", ka shkruar Cameron.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat