Lufta me Putinin duhet të fitohet, pastaj marrëveshje me Rusinë! / Kisha ruse thirrje për zhdukjen e ukrainasve

Evropë

Lufta me Putinin duhet të fitohet, pastaj marrëveshje me Rusinë! / Kisha ruse thirrje për zhdukjen e ukrainasve

Nga: Idriz Morina Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:21
Rusia po tenton t

Lufta e egër e Putinit, e shkollës më të egër ruse, që shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurën e tyre gjatë pushtimeve të tokave shqiptare nga Serbia, e ndihmuar nga Rusia, veçanërisht, duhet të marrin fund, njëherë e mbase përgjithmonë.

Zërat kritik për një marrëveshje, që nuk e thërrmon filozofinë ruse kriminale në Kremlin, po shtohen. Madje, aq sa intelektual më nam, amerikan, nuk janë të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës, as për mbështetjen e pamjaftueshme të Ukrainës me armë, por, vetëm për një gjë, se dikush po përpiqet të arrihet marrëveshje, pa e mundur Rusinë.

Këtë shqetësim para paq çastesh e ka ndarë me opinionin drejtori i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare, të qendrës Marshall, në SHBA, amerikani Andrew Michta.

“Nuk shqetësohem për qëndrimin e #Ukrainës kundër agresionit të Rusisë. Nuk shqetësohem për aftësinë tonë për të vazhduar furnizimin me armë dhe mbështetje për UKR. Unë shqetësohem për politikanët shumë të etur për të arritur një marrëveshje me Putinin për të ndaluar luftimet. Kjo luftë duhet të fitohet përpara se të fillojnë negociatat”, thotë dekani i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në qendrën Marshall.

Pse, janë legjitime këto kërkesa?

Përveç krimeve të panumërta ruse në Ukrainë, për të cilat jemi dëshmitar nga e gjithë bota, pangopshmëria ruse me krimin e tejkalon çdo kufi, ku prijësit fetar u bëjnë thirrje ushtarëve rus që t’i zhdukin ukrainasit, ashtu siç kanë bërë serbët me shqiptarët.

“Kryepeshkopata e Kishës Ortodokse Ruse në Bryansk u bën thirrje "luftëtarëve" rusë që të "fshijnë kombin ukrainas nga faqja e dheut", e citon Anton Shekhovtsov, Drejtori i Qendrës për Integritet Demokratik.

Edhe shqiptarët, shumica prej tyre besojnë se rruga më e mirë është spastrimi i Rusisë nga tradita e saj, revolucionare.

Ukrainasit, qytetarët dhe drejtuesit e shtetit janë të bindur se Rusia do ta humbë luftën me Ukrainën.

Sipas presidentit ukrainas Zelenskit, mbi 30 vendbanime në rajonin e Kievit janë ‘çliruar’.

Madje aq besohet kjo, sa me ndihmën ushtarake Perëndimore, ukrainasit do të fillojnë së shpejti një kundërsulm të madh kundër ushtrisë ruse.

“Rusia ende nuk i kupton arsyet pse do ta humbin përfundimisht luftën. Por, ne do ta shpjegojmë. Në të gjitha linjat e frontit - ushtarake, diplomatike, sanksione dhe negociata. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të lartë: më pak fjalë për blerjet e armëve dhe akoma më pak fjalë për përgatitjen e kundërsulmit tonë”, thotë Podoliak, këshilltar në kabinetin e presidentit ukrainas Zelenskit.

Një argument tjetër për fitore, Podoliak e përmend numrin e madh të gjeneralëve dhe të ushtarakëve të vrarë nga forcat ukrainase,

“Vdekshmëria e lartë e oficerëve të lartë të Federatës Ruse (FR) është befasuese. Tashmë 6 gjeneralë të vrarë: Gjeneral-majori Tushayev, Gerasimov, Kolesnikov, Sukhovetsky, Mityaev dhe gjenerallejtënant Mordvichev. Dhjetëra kolonelë dhe oficerë të tjerë, d.m.th. ushtria e FR është plotësisht e papërgatitur dhe lufton vetëm me numra dhe raketa kryqëzore”.

Image
Ushtarët ukrainas optimist se do të fitojnë. Pamje nga fronti i luftës, dhe ushqimet e tyre

Edhe sipas një sondazhi të përfunduar me 18 mars, 93% e ukrainasve të anketuar besojnë se Ukraina do të jetë në gjendje ta zmbrapsë sulmin e Rusisë. Besimi në fitore mbizotëron në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Shumica dërrmuese e ukrainasve, pavarësisht nga vendbanimi, besojnë se Rusia dhe Bjellorusia janë vende armiqësore.

Sipas “The Kiev Indipendent”, shumica dërrmuese e ukrainasve të anketuar (82%) e konsiderojnë rrezikun e ndarjes së Ukrainës si të pamundur, ky besim është rritur ndjeshëm për shkak të kohezionit të popullsisë gjatë luftës.

Nga 60 ushtarë sa ishin, mbetën vetëm 13

Ndërkohë, që Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) paraqet gjendjen e ulët morale dhe gatishmërinë për tu dorëzuar të ushtarëve rus. Në një përgjim të të SBU-së, të bisedave të ushtarëve rus me familjarët e tyre, sipas të cilave rezulton se ushtria ruse e ka humbur kontrollin dhe është e paaftë t’i kryejë detyrat e veta.

“Po, në bisedë me gruan okupatori pranon se ushtria e tyre nuk është më në gjendje t’i kryejë detyrat e veta. Në batalionin e tij nga 60 ushtarë sa ishin, mbetën vetëm 13, ndërsa 70% e pajisjeve u shkatërruan nga ushtarët ukrainas”.

"Ushtria e lavdishme e Putinit" - u demoralizua dhe humbi fuqinë luftarake. Prandaj, komandanti i batalionit mori vendim vullnetar – të arratisjes (dezertimit)".

Image
Gratë ukrainase përgatisin ushqim për luftëtarët dhe mbajnë gati armët për luftime

Sa më shumë vendime të tilla do të merren nga okupatorët - aq më mirë për ta. Sepse qëllimi ynë është të shkatërrojmë jo 70%, por 100% të ushtrisë ruse. Pra, taktika e "vrapit" është e vetmja, e duhur”, thuhet në njoftimin e SBU-së.

Kampe speciale për robërit rusë

Sipas njoftimeve me foto në rrjetet sociale, në Ukrainë filluan të funksionojnë kampe speciale për robërit rusë të kapur. Por, siç thonë ukrainasit, atyre u ofrohet edhe kujdes mjekësor pothuajse në të njëjtin nivel me ushtrinë e Ukrainës, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Image
Ushtarë rusë të kapur rob, në Mariupol

Ndërsa, Rusia ka lansuar një dezinformatë se kinse Ukraina e ka minuar bregdetin nga Odesa deri në Bosfor, kufiri ndërkontinental, Europë-Azi, në Turqi. Por, e vërteta është se Rusia ka minuar rrugët detare të rekomanduara nga Bosfori në Odesa dhe thotë tani që këto janë mina detare të Ukrainës, ka raportuar Andrii Klymenko nga BlackSeaNews.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat