Gruhonjiç: Vuçiq si Drazha Mihajloviç, po pret si frikacak zhvillimet në Ukrainë

Evropë

Gruhonjiç: Vuçiq si Drazha Mihajloviç, po pret si frikacak zhvillimet në Ukrainë

Nga: F. B. Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:48
Aleksander Vuçiq

Gazetari serb Dinko Gruhonjiç deklaroi se “presidenti Vuçiq po sillet si komandanti i çetnikëve Drazha Mihaloviç në vitin 1943 dhe po pret si frikacak si do zhvillohet situata në Ukrainë në vend që qartë të deklarohet se a është në anën e të mirës apo të keqes”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

"Vuçiq po sillet si shembulli i tij Drazha Mihajloviç, pra si frikacak sepse çetnikët janë frikacak. Në mungesë të qëndrimit ndaj agresionit rus, Serbia do të vijë në situatë sikur nxënësit të dobët të i përsëritet leksioni nga vitet 90-të të shekullit të shkuar, por kësaj radhe në formën më të keqe”, tha Gruhonjiç në tryezën e shoqatës së pavarur të gazetarëve të Vojvodinës.

Ai ka kritikuar ashpër shumicën e partive opozitare dhe koalicioneve si “frikacakë” që qartë nuk deklarohen ndaj agresionit rus.

“Marr në përgjithësi faktorët kryesor politik dhe shoqëror nga Serbia po krijojnë kolonën e pestë në Evropë”, tha ai.

Ai tha se pas zgjedhjeve të  prillit, Serbia më nuk do mund të ulet në “katër karrige”, por do i duhet qartë të përcaktohet a është në anën e Rusisë apo civilizimit.

Gazetari Denis Kolunxhia vlerësoi se ditëve të fundit mediet në Serbi dërgojnë “porosi të dyfishta” ndaj opinionit publik.

“Nga njëra anë ajo është rusofobe e zakonshme, ndërsa nga ana tjetër mund të shihen shembuj në medie ku flitet për agresionin rus dhe jo ‘operacionin ushtarak special”, në ukrainë si e quan këtë Putini”.

Gazetari Darko Shper tha se në shoqërinë në Serbi “po përsëriten vitet 90-ta” të shekullit të kaluar.

“Vitet 90-ta jo që nuk përfunduan, por vetëm po pritet vazhdimi. Kjo nga Ukraina para së gjithave do të shpërndahet në Ballkanin perëndimor”, vlerësoi Shper.

Ai kritikoi mediet vendore sepse në to ka pak ose hiq artikuj për luftën në Ukrainë, ndërkohë që partitë politike po rreshtohen në anën e Rusisë.

Kjo tryezë e gazetarëve u organizua nga Akademia regjionale për zhvillimin e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat