“Katastrofë strategjike”/ Rusia shkel premtimin ndaj Ukrainës, diskolon trupa nga ky shtet

Evropë

“Katastrofë strategjike”/ Rusia shkel premtimin ndaj Ukrainës, diskolon trupa nga ky shtet

Nga: Bota sot Më: 31 mars 2022 Në ora: 06:17 Përditësuar në ora: 21:05 më 31.03.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Nuk ka prova të qarta që Putini tërheq të gjitha trupat nga Kievi

Hava Orana Xhukolli Hava Orana Xhukolli

Presidenti amerikan u ka thënë gazetarëve se është skeptik ndaj pretendimeve ruse se do të tërhiqen trupat nga Kievi dhe do të fokusohej në lindje të vendit.

"Është një pyetje e hapur nëse ai në të vërtetë po tërhiqet," u tha Joe Biden gazetarëve.

"Deri tani, nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat e tij nga Kievi. Ka gjithashtu prova që ai po forcon trupat e tij në zonën e Donbass," tha ai.

"Nuk e di përgjigjen, duket deri tani... ideja se ai po tërheq të gjitha trupat e tij nga rrethi i Kievit dhe po lëviz në jug - nuk ka asnjë provë që ai e ka bërë këtë," shtoi ai.

Putin llogariti gabimisht gjithçka, thotë ish-ministri i Jashtëm rus

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Kozyrev, ka thënë se presidenti rus ka “llogaritur gabim gjithçka”.

Ai e dha këtë deklaratë kur u pyet nëse planet e Vladimir Putinit për të dobësuar NATO-n kanë dështuar duke pushtuar Ukrainën.

Ish-kryediplomati rus vazhdon të kritikojë të kaluarën e Putinit në detyrë, duke thënë se Rusia është “në rënie”, sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

Andrei Kozyrev shërbeu në qeverinë e Boris Yeltsinit në vitet 1990.

OKB-ja ka vështirësi për të ndihmuar qytetet në jug të Ukrainës

Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara në Ukrainë thotë se OKB-ja dhe partnerët e saj kanë dorëzuar furnizime për mijëra njerëz në verilindje të vendit, por nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë në disa qytete të rrethuara në jug.

Osnat Lubrani tha të enjten se nga racionet ushqimore nga organizata humanitare “People in Need” (Njerëzit në Nevojë) dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të përfitojnë rreth 6,000 njerëz në Sumy dhe disa zona të tjera.

Përveç kësaj, tha ajo, me gjësendet bazë shtëpiake, duke përfshirë batanijet dhe kazanët nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, do të mbështesin 1,500 njerëz dhe do të ndihmojnë 6,000 njerëz me higjienë dhe ujë të pijshëm.

Ukraina: Një i vrarë nga sulmi rus në kolonën e evakuimit

Një person u vra dhe katër u plagosën rëndë kur forcat ruse bombarduan një kolonë evakuimi jashtë qytetit verior të Ukrainës, Çernihiv, thanë zyrtarët në Kiev të enjten.

"Pesë autobusë u vunë nën zjarr të drejtpërdrejtë nga armiku teksa ata u përpoqën të shkonin në qytetin e rrethuar për të evakuuar njerëzit," tha Avokatja i Popullit e Ukrainës, Lyudmyla Denisova në Telegram.

"Në autobusë kishte vetëm vullnetarë civilë. Si pasojë e granatimeve, një person ka mbetur i vdekur, katër janë plagosur rëndë", tha ajo.

Rusia ia ndalon hyrjen udhëheqësisë së BE-së

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten se do të zgjerojë listën e saj të figurave të BE-së të cilëve u ndalohet hyrja në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.

“Kufizimet zbatohen për lidershipin më të lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë një numër komisionerësh evropianë dhe drejtues të strukturave ushtarake të BE-së, si dhe shumicën dërrmuese të anëtarëve të Parlamentit Evropian që promovojnë politikat anti-ruse”, tha ministria në një deklaratë.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka njoftuar se do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë.

Dërgesa e re do të përfshijë artileri me rreze më të gjatë dhe më shumë raketa anti-ajrore.

"Do të ketë më shumë ndihma vdekjeprurëse që shkojnë në Ukrainë si rezultat i ditës së sotme.

Një numër vendesh kanë dalë ose me ide të reja ose me më shumë premtime parash," u tha Wallace gazetarëve pas një konference, raporton BBC. 

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, arrin në Rusi për bisedime

Hava Orana Xhukolli Hava Orana Xhukolli

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka mbërritur në Kaliningrad të Rusisë për bisedime me zyrtarë të lartë.

Z. Grossi po kërkon të sigurojë sigurinë e objekteve bërthamore në të gjithë Ukrainën.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA (Grossi) sapo mbërriti në Kaliningrad, #Rusi, për bisedime me zyrtarë të lartë rusë nesër në mëngjes”, tha IAEA në Twitter.

Kjo vjen pasi duket se termocentrali bërthamor i Çernobilit është kthyer në duart e Ukrainës, pasi ra në duart e Rusisë në ditët e para të luftës.

Një objekt i dytë bërthamor, Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, mbetet nën kontrollin e trupave ruse./Bota sot

Angelina Jolie vizitoi fëmijët ukrainas në një spital në Romë

Ylli i filmit,  Angelina Jolie ka qenë sot në Romë.

Jolie ka vizituar pacientët më të rinj që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe kanë mbërritur për trajtim në Itali.

Disa nga fëmijët e sëmurë të arratisur nga Ukraina po trajtohen në Spitalin Pediatrik Bambino Gesu në Romë.

Ata sot u vizituan nga Angelina Jolie, ambasadorja e OKB-së, e cila dyshohet se po kërkon vendndodhje për xhirime.

SHBA jep lajmin e mirë për naftën, do të lëshojë në treg sasi rekorde nga rezervat

Hava Orana Xhukolli Hava Orana Xhukolli

Presidenti amerikan Joe Biden do të njoftojë së shpejti lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së, thotë Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ai thotë se një milion fuçi në ditë do të lëshohet në treg nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ajo shpreson se masa do të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pasi dolën raporte se SHBA po konsideronte të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara./Bota sot

Draghi: Kina mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Kryeministri i Italisë, Mario Drahghi ka thënë se Kina mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Duke folur përpara një samiti online me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian dhe Kinës, Draghi tha se Kina mund të bëhet një nga lojtaret kryesore në afrimin e të dyja palëve, raporton atsh.

Kina është aleate e Rusisë dhe nuk e ka dënuar ende sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.

Pekini ka kritikuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat