Nëna që vrau 3 vajzat në Greqi/ Kush ishte miku i familjes me të cilin kishte lidhje të fshehtë

Evropë

Nëna që vrau 3 vajzat në Greqi/ Kush ishte miku i familjes me të cilin kishte lidhje të fshehtë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:36
Manos Daskalakis, tha se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me një mik të familjes

Zbulime të reja ndodhin çdo ditë pas ngjarjes shokuese në Greqi ku një nënë vrau tri vajzat e saj. 

Pak ditë më parë, babai i vajzave të Roula Pispirigoi, Manos Daskalakis, tha se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me një mik të familjes dhe se kjo ishte arsyeja që ai u largua nga shtëpia.

Por menjëherë pas këtyre akuzve erdhi përgjigjia nga avokatja e kumbarit të vajzës së dytë të çiftit.

“Lajmi që klienti im, i cili ishte kumbari i Malenës së vogël, ka patur një lidhje me Pispirigoun dhe se është babai i njërës prej vajzave është i pavërtetë”-u shpreh avokatja.

Ajo tha se ai dhe familja e tij ndjehen të fyer nga këto aludime të cilat po përdoren nga disa persona dhe media të ndryshme në Greqi për të shkaktuar bujë dhe ‘rrëmujë’ të panevojshme për të marrë vëmendje mediatike.

“Në kontest e më sipër, tani bëhet i domosdoshëm ndëshkimi i atyre, që në kundërshtim me ligjin fyejnë klientin tim dhe familjen e tij, duke përfshirë komentet në rrjetet sociale dhe rehabilitimin e tij civil.” -përfundoi avokatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat