Inflacioni në vendet evropiane arriti nivelin më të lartë për muajin mars

Evropë

Inflacioni në vendet evropiane arriti nivelin më të lartë për muajin mars

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Inflacioni vjetor për muajin mars në Eurozonë, mes efektit të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, arriti nivelin më të lartë të regjistruar, duke shënuar një ngritje me 7.4 për qind.

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave, inflacioni vjetor i cili ishte 6.2 për qind në muajin shkurt u rrit në 7.8 për qind në muajin mars. Ndërkaq, inflacioni vjetor në Eurozonë, i cili ishte 5.9 për qind në muajin shkurt u rrit në 7.4 për qind në mars.

Në këtë mënyrë, inflacioni në muajin mars në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit në të cilën janë mbledhur të dhënat nga Eurostat.

Inflacioni, që nga gushti i vitit të kaluar e deri më tani matet çdo muaj në nivelin më të lartë të viteve të fundit.

Kontributin më të madh në rritjen vjetore të inflacionit në Eurozonë e kanë pasur produktet e energjisë me 4.36 për qind. Energjia u pasua respektivisht nga shërbimet 1.12 për qind, produktet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit 1.07 për qind dhe 0.9 për qind produktet industriale joenergjetike.

Në Evropë tërheq vëmendjen rritja e çmimeve të përgjithshme, veçanërisht në produktet ushqimore bazë dhe ato të energjisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat