Erdogan thotë se nuk do ta miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Evropë

Erdogan thotë se nuk do ta miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Më: 17 maj 2022 Në ora: 10:45
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar orët e fundit se ai nuk do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Para së gjithash, ne nuk do t’u thoshim ‘po’ për t`u anëtarësuar në NATO (një organizatë sigurie), atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë. Sepse atëherë NATO nuk do të mbetej më një organizatë sigurie, ajo do bëhej një vend ku përqendrohen përfaqësuesit e terrorit”, tha Erdogan.

Duke folur në një konferencë shtypi në Ankara, Erdogan tha se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet ta marrin mundim të shkojnë në Turqi për të provuar ta bindin që të miratojë anëtarësimin e tyre në NATO.

“Ministri i Jashtëm i Turqisë pati disa takime me homologët suedezë dhe finlandezë dhe asnjë nga të dy vendet nuk kishte një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste”, tha Erdogan.

Ai shtoi se Suedia është një ‘fole’ për organizatat terroriste, duke thënë se i lejon terroristët të flasin në parlamente.

“Ata kanë ftesa speciale për terroristët. Ata madje kanë deputetë pro PKK-së në parlamentet e tyre. Si do t’u besojmë atyre?”

Erdogan përsëriti të njëjtin qëndrim javën e kaluar kur tha në një konferencë shtypi në Stamboll se ai nuk e shikonte pozitivisht mundësinë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke i akuzuar të dy vendet për strehimin e ‘organizatave terroriste kurde’.

PKK, ose Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila kërkon një shtet të pavarur në Turqi, ka qenë në një luftë të armatosur me Turqinë për dekada dhe është cilësuar organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat