Moti i ashpër në Francë lë mijëra shtëpi pa rrymë – një grua e vdekur nga përmbytjet

Evropë

Moti i ashpër në Francë lë mijëra shtëpi pa rrymë – një grua e vdekur nga përmbytjet

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Stuhi të ashpra dhe stuhi breshëri rreth Francës lanë një grua të vdekur dhe 14 të lënduar, rrënuan vreshtat dhe vonuan fluturimet.

Rrufeja goditi Kullën Eifel, pa shkaktuar dëme, ndonëse dogji çati në lindje të Parisit, sipas autoriteteve lokale.

Banorët e Francës jugperëndimore publikuan në internet foto të copëzave të breshërit me madhësinë e topave të tenisit dhe shoferët në rajonin e Parisit kanë shpërndarë imazhe të autostradave të përmbytura derisa qielli i ditës ishte errësuar nga retë e bubullimave.

Në Ille-et-Vilaine të premten mbrëma, brigada e zjarrfikësve mori pothuajse një mijë telefonata në dy orë.

“Për herë të parë në 20 vjet, 65 departamente kontinentale kanë qenë njëkohësisht në një alarm portokallie me një episod jashtëzakonisht të fortë stuhish”, iu tha gazetarëve, ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

“Stuhitë kanë penguar shumë njerëz të përdorin energjinë elektrike. 15 mijë njerëz ende janë pa energji elektrike. Ka pasur 3,500 ndërhyrje nga 2,400 zjarrfikës, të cilët i falënderoj për reagimin e tyre”, tha Darmanin.

Mijëra familje mbetën pa energji elektrike të dielën pasi stuhitë goditën të gjithë Francën të shtunën, sipas ndërmarrjes Enedis. Fluturimet jashtë aeroportit Orly të Parisit u pezulluan përkohësisht të shtunën dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle.

Një grua e vërshuar nga përmbytjet u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin historik të Normandisë, Rouen, sipas Darmanin. Rrethanat e vdekjes ishin të paqarta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat