Alexei Navalny – Kritiku i burgosur i Kremlinit ‘u dërgua’ në një vend të panjohur, thonë ndihmësit

Evropë

Alexei Navalny – Kritiku i burgosur i Kremlinit ‘u dërgua’ në një vend të panjohur, thonë ndihmësit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:32
Alexei Navalny

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, thuhet se është zhvendosur nga kolonia e tij e burgut në një vend të panjohur.

Shefi i shtabit të Navalny, Leonid Volkov, dekalroi se kritiku i burgosur i Kremlinit ishte transferuar pa paralajmërim të martën.

“Alexei Navalny u mor nga kolonia penale nr. 2 [në Pokrov afër Moskës]”, tha Volkov në Telegram, shkruan euronews.

“Avokati i tij, i cili erdhi për ta parë, është mbajtur në portë deri në orën 14:00 dhe më pas i është thënë se nuk ka asnjë të dënuar të tillë aty”, shtoi ai.

“Ne nuk e dimë se ku është Alexei tani dhe në cilën koloni po e çojnë”

E njëjta deklaratë u nda të martën nga sekretarja e shtypit e Navalny, Kira Yarmysh.

“Sigurisht, as avokatët e Alexeit dhe as të afërmit e tij nuk ishin të informuar paraprakisht për transferimin e tij”, shkroi ajo në Twitter.

“Ka pasur zëra se ai do të transferohej në koloninë e sigurisë së lartë IK-6 “Melekhovo”, por është e pamundur të dihet se kur (dhe nëse) ai do të mbërrijë atje”

Navalny u arrestua gjatë kthimit të tij në Moskë në janar 2021, pasi kaloi disa muaj duke u shëruar nga një helmim me agjent nervor, për të cilin fajëson Kremlinin. Moska gjithmonë i ka mohuar këto akuza.

Më pas ai u burgos për dy vjet e gjysmë për shkelje të rregullave të lirimit me kusht të një akuze për mashtrim të vitit 2014. Ai e ka vuajtur dënimin e tij në Koloninë Penale nr. 2 në Pokrov, rreth 100 kilometra në lindje të Moskës.

Në mars, Navalnyt iu dha një dënim shtesë nëntëvjeçar për “mashtrim dhe përbuzje të gjykatës” — akuza që ajo thotë se janë të motivuara politikisht.

Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit (FBK) është nxjerrë jashtë ligjit si një organizatë “ekstremiste”, dhe shumë nga aleatët e tij janë detyruar të mërgojnë.

Gjyqtarët kanë urdhëruar që Navalny të transferohet në një burg të sigurisë maksimale në Rusi për shkelës të përsëritur, ku do të reduktohen të drejtat e tij për vizita.

Javën e kaluar, Navalny humbi gjithashtu një apel mbi një vendim gjykate për etiketimin e tij si “ekstremist” dhe terrorist.

Volkov, i cili vetë u largua nga Rusia teksa përballej me çështje të shumta penale, ka thënë më parë se autoritetet ruse duan që lideri i opozitës të qëndrojë në burg “derisa Vladimir Putin ose Navalny të vdesin”.

“Problemi me transferimin e tij në një koloni tjetër nuk është vetëm se kolonia e sigurisë së lartë është shumë më e frikshme”, tha Yarmysh në Twitter.

“Për sa kohë që ne nuk e dimë se ku është Alexei, ai mbetet një me një me sistemin që tashmë është përpjekur ta vrasë, kështu që detyra jonë kryesore tani është ta gjejmë atë sa më shpejt të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat