Ishin strehuar në vilën e fortifikuar në mes të Selanikut, arrestohen 4 persona

Evropë

Ishin strehuar në vilën e fortifikuar në mes të Selanikut, arrestohen 4 persona

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 22:54
Pamje nga vila

Një burrë i shpallur në kërkim, i akuzuar për transportin e një sasie të madhe kokaine, është përshkruar si “Britaniku Pablo Escobar.”

Katër britanikë, përkatësisht 38, 45, 48 dhe 52 vjeç nga Liverpuli dhe Londra u arrestuan në një vilë të fortifikuar me qira në qytetin grek të Selanikut, më 9 qershor pas një bastisjeje nga policia.

Policia Helene tha se një britanik i pestë është në kërkim, por besohet të jetë jashtë shtetit.

Ata u arrestuan për sekuestrimin e 300 kg kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane, e cila ishte identifikuar në portin italian të Kalabrisë përpara se të kapej në Selanik.

Policia thotë se banda dyshohet se është gjithashtu e lidhur me një ngarkesë të mëparshme prej 654 kg kokainë me destinacion Selanikun, e cila u kap në një anije në Kalabri në prill.

Sipas mediave greke , burrat u paraqitën në gjykatë këtë javë për një seancë paraprake, por nuk pranuan të flisnin.

Sipas ligjeve greke të privatësisë, identitetet e tyre nuk janë bërë publike.

Megjithatë mediet greke raportojnë se i dyshuari i zhdukur, i moshës 41 vjeç, besohet nga autoritetet se është në Kolumbi dhe është një nga lojtarët më të mëdhenj në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe një objektiv kryesor i Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA). Raportet sugjerojnë se ai mund të ketë personalisht kontrollin e rreth 10% të tregtisë së kokainës në botë.

Nga të dyshuarit e kapur në Greqi, njëri përshkruhet si një “kriminel i thekur”, i cili dyshohet se ka tentuar t’i rrëmbejë armën një oficeri policie gjatë arrestimit, por nuk ka pasur sukses.

Përfshirja e supozuar e britanikëve në komplot ka ngritur alarmin në mesin e ekspertëve të krimit të organizuar. Kalabria është territori i origjinës së klaneve të fuqishme mafioze Ndrangheta, të cilat besohet se kontrollojnë rreth 80% të trafikut të kokainës në Evropën kontinentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat