Erdogan kërkon dënim me vdekje për personat që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në Turqi

Evropë

Erdogan kërkon dënim me vdekje për personat që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në Turqi

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 09:23
Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan propozoi sot vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për ndezjen e zjarreve në pyje.

“Cili duhet të jetë dënimi? Dënimi me vdekje? Unë mendoj se duhet të dënohet me vdekje”, tha Erdogan para gazetarëve në qytetin e Marmarisit, i cili është goditur nga zjarret shkaku temperaturave të larta.

“Jemi të lumtur mbi të gjitha që nuk ka pasur humbje jetësh dhe nuk është raportuar ndonjë i zhdukur”, tha ai, raporton dailysabah.

Turqia e hoqi dënimin me vdekje në vitin 2002, kështu që përpara se i pari i shtetit turk të merrte një vendim përfundimtar, parlamenti do të duhej ta votonte fillimisht atë.

Zjarri në Marmaris, i cili po shkakton dëme që nga dita e martë, dogji 4000 hektarë pyll dhe 435 njerëz u evakuuan.

Verën e kaluar, flakët që u ushqyen nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese shpërthyen pyjet në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë, duke përfshirë Marmaris.

Zjarret, të cilat vranë të paktën tetë njerëz dhe kafshë të panumërta, u përshkruan si më të këqijat në historinë e Turqisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat