I zhdukur prej 8 ditësh, i mituri gjendet gjallë në një pusetë

Evropë

I zhdukur prej 8 ditësh, i mituri gjendet gjallë në një pusetë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:42
Djaloshi

Një djalë i vogël u gjet gjallë brenda një pusete rastësisht nga një kalimtar, 8 ditë pasi ishte shpallur i humbur nga familja e tij.

8-vjeçari Joe jeton me prindërit e tij në Oldenburg të Gjermanisë, kur u zhduk në mënyrë të mistershme më 17 qershor.

Një operacion i madh kërkimi nisi, në të cilin u përfshinë policia, qytetarë dhe qen, por nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë nga djaloshi, deri sa një kalimtar dëgjoi një pëshpërimë nga një pusetë në datën 25 qershor.

Ai njoftoi menjëherë policinë e cila shkoi në vendngjarje dhe pasi kontrolloi kanalizimet, gjeti djalin, në një zonë shumë pranë shtëpisë së tij.

Policia ka nisur një hetim nëse djali kishte humbur apo është futur qëllimisht në pusetë, ndërkohë që ai është dërguar në spital pa dëmtime serioze.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat