Urrejtja ndaj SHBA-së dhe NATO-s si bazë: Propaganda ruse përditshmëri në shoqërinë serbe

Evropë

Urrejtja ndaj SHBA-së dhe NATO-s si bazë: Propaganda ruse përditshmëri në shoqërinë serbe

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:09
Aleksandar Vuçiq

Përveç Hungarisë, veçanërisht në Evropë Serbia konsiderohet pro-ruse. Kjo për shkak të lidhjeve kulturore dhe fetare dhe bombardimeve të NATO-s në luftën jugosllave. Megjithatë, peizazhi mediatik, është gjithnjë e më besnik ndaj linjës pro-ruse, ku gjithashtu kjo luan një rol të madh - dhe kryesisht kjo veprimtari i shkon përshtati presidentit rus Putin.

Lyubova Mariç ishte me burrin e saj serb për dymbëdhjetë vjet. Pastaj erdhi lufta në Ukrainë dhe i dha fund martesës së tyre. Kishte pasur probleme edhe më parë, thotë ukrainasja. Por pas pushtimit rus të atdheut të saj në shkurt, gjërat dolën jashtë kontrollit: burri i saj filloi të thithte dhe të promovonte propagandën ruse në një shkallë të gjerë. Njoftimet e Kremlinit takuan një audiencë të hapur në Serbi. Një urrejtje e përgjithshme ndaj NATO-s dhe SHBA-së ka bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në anën e Moskës. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po godet mediat ruse të lajmeve, ato po lulëzojnë në Serbi. Edhe mediat shtetërore shpesh papagallëzojnë deklaratat e Kremlinit.

Lyubova Mariç nuk e njohu njeriun me të cilin dikur ra në dashuri. Ai madje ia ndaloi djalit të saj të dëgjonte muzikë popullore ukrainase dhe e quajti atë vepër të “nazistëve”, thotë ukrainasja. Ajo shpresonte për mbështetje dhe mirëkuptim, por burri i saj fajësoi "të gjithë përveç rusëve", thotë 44-vjeçarja. Kështu ajo i paketoi gjërat e saj dhe u kthye në Ukrainë pavarësisht luftës.

Nën presidentin Aleksandër Vuçiq, mediat serbe janë lidhur gjithnjë e më shumë me qeverinë. Nga pak media të pavarura të mbetura të lajmeve po përballen me presione të vazhdueshëm nga autoritetet. Edhe para luftës, tabloidi kryesor i Serbisë "Informer" botoi artikuj duke lavdëruar Vladimir Putinin. Dhe vetëm dy ditë para pushtimit rus, ajo u paraqiti lexuesve të saj një kopertinë të titulluar "Ukraina sulmoi Rusinë".

Mediat serbe krijojnë kult personalitet për Putinin

Eksperti i gazetarisë Dinko Gruhonjic nga Universiteti i Novi Sadit thotë: "Mediat propagandistike pro-qeveritare të Serbisë kanë krijuar një kult personaliteti rreth Putinit." Kjo madje e kalon kultin e presidentit Vuçiq. Putin gëzon "status praktikisht hyjnor".

Sipas sondazheve të fundit nga organizata joqeveritare Crta me qendër në Beograd, dy të tretat e serbëve ndihen "më afër" me Rusinë. Dy të tretat e popullsisë gjithashtu besojnë se Kremlini u shty në luftë nga "synimet e NATO-s për t'u zgjeruar". I njëjti sondazh sugjeron se 40 për qind e serbëve më mirë do të ishin aleat me Moskën, sesa të ndiqnin procesin e gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. "Mediat pro-qeveritare janë qartazi pozitive për Rusinë, neutrale për BE-në dhe negative për Ukrainën," tha Vujo Iliç, një nga autorët e studimit.

Lidhjet kulturore dhe historike midis dy vendeve kryesisht sllave dhe ortodokse të krishtera datojnë në shekuj. Bluzat me portretin e Putinit shiten në dyqanet e suvenireve në kryeqytetin Beograd. Shkronja "Z", simboli rus për pushtimin e Ukrainës, është pikturuar në muret e qytetit.

I rikujtojnë bombardimet e Serbisë

Bombardimi i Serbisë nga NATO gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 la plagë të qëndrueshme për shumë serbë. Pensionisti 73-vjeçar Tihomir Vranjes thotë: “Nuk kam besim te mediat perëndimore”. Ende e mban mend “çfarë keni shkruar për serbët gjatë luftërave”. "Ne u portretizuam si kafshë. Ashtu siç nuk ishte e vërtetë atëherë, dhe ajo që ata thonë për rusët nuk është e vërtetë tani."

Për shkak të raportimeve pro-ruse për luftën, ambasadori ukrainas në Beograd tashmë ka protestuar se, "qytetarët e Serbisë nuk janë të informuar siç duhet". Edhe për një ukrainase si Lyubova Mariç, i cili ka akses në llogaritë e dorës së parë, është e vështirë të depërtosh vërshimin e dezinformatave dhe propagandës. "Propaganda e juaj është aq efikase saqë pas pesë minutash leximi filloj të pyes veten si është e mundur," thotë ajo./ Burimi: ntv.de, Miodrag Sovilj, AFP, Nga Gjermanishtja Sh. Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat